Anglia, hoteli luksoz i pabesueshëm për Euro 2024

Futboll

Anglia, hoteli luksoz i pabesueshëm për Euro 2024

Më: 26 prill 2024 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Hoteli luksoz i kompletuar me kamerierë robotë: Anglia nuk ka kursyer asnjë shpenzim për të garantuar qëndrimin më të mirë të mundshëm për kombëtaren e saj në Gjermani për Euro 2024, duke shpresuar se do të zgjasë sa më shumë.

Lojtarët e Gareth Southgate do të përballen me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë në tri ndeshje të fazës së grupeve dhe ndërmjet ndeshjeve, ata do të karikojnë bateritë në Weirmarer Land Golf Resort dhe Spa luksoze në Blankenhain.

Muajin e kaluar “The Sun” dërgoi maskotën Harry Mane për të zbuluar impiantin që do të presë Tre Luanët, duke dokumentuar të gjitha lehtësitë që lojtarët anglezë do të mund të shijojnë.

Jo vetëm roboti Robbie i stilit Dalek, i cili mbledh pjata në një nga gjashtë restorantet e resortit dhe qorton me shaka mysafirët nëse nuk flasin gjermanisht të përsosur.

FA do të paguajë 800,000 £  për përdorimin ekskluziv të hotelit me 94 dhoma dhe ambienteve të tij, gjë që i bëri përshtypje Southgate gjatë vizitës së tij. Partneret dhe familjet e lojtarëve do të jenë në gjendje të vizitojnë lojtarët nëse Anglia shkon përpara.

Para Anglisë, do të jetë radha e Gjermanisë së Julian Nagelsmann që të përdorë strukturën në dy javë para fillimit të turneut. FA do të sjellë gjithashtu një ekip kuzhinierësh dhe dietologësh për të mos i lënë asgjë fatit.

Pronari i hotelit, Matthias Grafe, tha për “The Sun” muajin e kaluar: “Jemi të kënaqur të mirëpresim Anglinë.

Unë gjithmonë kam thënë se jam i interesuar të kem vetëm një ekip këtu, atë që do të fitojnë Kampionatin Europian, dhe unë besoj se ai ekip do të jetë Anglia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat