Barça “blindon” talentin

Futboll

Barça “blindon” talentin

Më: 26 prill 2024 Në ora: 21:24
Pau Cubarsi

Ka zhvilluar plot 16 paraqitje në këtë sezon për “Katalanasit” e Barcelona dhe thuajse në të gjitha prej tyre si një nga më të mirët në fushë, me provën e fundit, që ishte ajo ndaj Paris Saint-Germain në Champions League. Bëhet fjalë për 17-vjecarin, Pau Cubarsi, i cili mund të quhet padyshim si zbulimi i këtij ediconi për skuadrën e Xavi Hernandez.

Të tilla performanca i kanë bindur drejtuesit e “Blaugranave” të “blindojnë” mbrojtësin duke i ofruar rinovimin e kontratës, me kontratën aktule, që skadon në vitin 2026, teksa klubi i ofron të firmosë një të re, e cila do të skadojë në fundin e sezonit 2028-2029 me një përmirësim të ndjeshëm të pagës vit pas viti, duke e konsideruar 17-vjeçarin, si një “diamant” të vërtetë të së ardhmes.

Kështu, në sezonin e ardhshëm, Cubarsi do të “arkëtojë” katër milionë euro për të mbërritur deri në shifrën e 12 milionë eurove në vitin e fundit të kontratës, ndërsa sa i takon klauzolës së lirimit ajo pritet të prekë shumën e 500 milionë eurove dhe sipas medias spanjolle, kjo kontratë do të nënshkruhet sapo lojtari të mbushë 18-vjeç më datë 22 janar të vitit 2025. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat