Interi do të bëjë 100 mln euro shpenzime në merkato - Gudmonson refuzon zikaltrit, por edhe Juventusin

Futboll

Interi do të bëjë 100 mln euro shpenzime në merkato - Gudmonson refuzon zikaltrit, por edhe Juventusin

Më: 27 prill 2024 Në ora: 08:40
Interi

Interi mbetet ekipi më i qëndrueshëm në Serie A italiane dhe natyrisht një nga skuadrat më cilësore në Europë. Edhe pse u eliminua shpejt në Champions, që në çerekfinale kundër Atletikos së Madridit, zikaltrit dolën me kokën lart pasi eliminimi erdhi nga penalltitë, diçka që është më shumë fat.

Nga ana tjetër, në kampionatin italian e kanë siguruar suksesin, por klubi duket se po mendon për më gjatë, për një Inter të madh edhe në Europë, ndaj ka hedhur sytë nga tregu. Siç thamë, Interi është kampioni i ri i Italisë. Zikaltrit ishin bindshëm më të mirë se skuadrat tjera, duke e fituar herët titullin kampion. Përkundër kësaj, Interi po planifikon të forcojë edhe më tej skuadrën. Sipas “TuttoSport”, ekipi nga qyteti i modës do të shpenzojë 100 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. Gjithashtu, Nikolo Barella dhe Lautaro Martinez janë në bisedime për të rinovuar kontratat e tyre.

Në anën tjetër, Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do t’i bashkohen zikaltërve si lojtarë të lirë në verë. Me këto dhe përforcimet që do të vijnë, Interi përveç titullit në Itali do të tentojë të fitojë edhe Ligën e Kampionëve. Ata ishin afër ta bënin këtë edicionin e kaluar, por u mposhtën në finale nga Mançester Siti me rezultat minimal 1:0. Ndërkohë, Albert Gudmonson i ka zhgënjyer Juventusin dhe Interin, pasi ka dashur të kalojë në një nga klubet e premier League. Këtë e deklaroi vetë lojtari për mediat italiane.

Në fakt, Gudmonson, është një nga lojtarët që ka spikatur më së shumti në këtë sezon të Serie A. Sulmuesi i Xhenoas ia ka dalë që në 31 ndeshje të kampionatit të realizojë 13 gola pa lënë mënjanë edhe tre asitet e islandezit. Në këtë formë, 26-vjeçari ka përfunduar nën shënjestrën e kampionëve të sapo shpallur të Italisë, Inter si dhe të Juventusit.

Zikaltrit dhe bardhezinjtë kanë nisur duelin në distancë, megjithatë duket se të dyja palët do të zhgënjehen në fund pasi vetëm Gudmudnson shprehet se ëndërron që në të ardhmen të luajë në Premier League.

“Dua që ta vendos veten në prova të mëdha dhe të luaj në nivelet më të larta. Që fëmijë kam ëndërruar për Premier League, është një kampionat që dua ta provoj. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fundin e sezonit, për momentin kam një kontratë me Xhenoan deri në vitin 2027. Jam shumë i kënaqur nga ky sezon me Xhenoan. Para se të vija në Itali, nuk e njihja Xhenoan bëra një kërkim në “Google” dhe më pas mora menjëherë avionin”, u shpreh Gudmundson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat