Asllani po vazhdon formëm e mirë me Austrinë

Futboll

Asllani po vazhdon formëm e mirë me Austrinë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:04
Fisnik Asllani

Asllani po vazhdon formëm e mirë me Austrinë e Vjenës!

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Fisnik Asllani, ishte protagonist mbrëmjen e djeshme me fanellën e Austrisë së Vienës, teksa gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e kampionatit ndaj Altaç që përfundoi me shifrat 2-2. 

21-vjeçari u hodh në fushën e lojës në minutën e 78-të, ndërkohë që në minutën e 85-të, realizoi një gol mjaft të bukur me kokë, pas asistit të Lukas Galvao, duke i siguruar 1 pikë të rëndësishme Austrisë së Vienës. 

Vlen të theksohet fakti se Asllani është në pronësi të gjermanëve të Hofenheimit të aktivizohet si i huazuar te Austria e Vjenës, ku në 13 ndeshje ka shënuar 4 gola..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat