PSG-ja pritet të festojë

Futboll

PSG-ja pritet të festojë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:37
PSG

Paris Saint-Germaini mund të shpallet sonte kampion në Ligue 1 të Francës.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique do të presë Le Havren në “Parc des Princes”, nga ora 21:00.

Dhe, PSG-ja do të fitonte sërish titullin e kampionit nëse arrin fitore sonte.

Pas 30 xhirosh në Ligue 1, parisienët janë liderë në tabelë me 69 pikë, me 11 më shumë se Monaco.

Nëse sonte merr pikët e plot, PSG-ja do të fitonte titullin e 10-të të kampionit në 12-të sezonet e fundit, si dhe të 12-tin në histori të klubit.

Madje, gjiganti francez është në garë edhe për “tripletë” këtë sezon.

PSG-ja është në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Kupës së Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat