Costacurta: Leao? Duhet ta tregojë veten në ndeshjet e mëdha

Futboll

Costacurta: Leao? Duhet ta tregojë veten në ndeshjet e mëdha

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:39
Costacurta

Është dita e Juventus-Milan dhe për këtë arsye Billy Costacurta, ish-mbrojtësi i kuqezinjve, foli në “Tuttosport”, ku bëri një bilanc sezonal të skuadrave përkatëse. Një fokus të veçantë pati për rrugën e rritjes së Vlahoviq dhe Chiesa te bardhezinjtë, si dhe Leaos kuqezi:

“Mendoj se Vlahovic është ai që ka bërë më të mirën. Më duket se nervozohet paksa shumë lehtë, por mendoj se në fund ka pasur një vit të mirë. Federico është ai që ka performuar më pak, por mendoj se pas kësaj fshihen kryesisht arsyet fizike.

Ai nuk është ndjerë kurrë i sigurt në vetvete, por për mendimin tim është lojtari më i fortë italian. Në një mjedis ku ka pak më shumë besim, si ai i kombëtares, mund të na emocionojë edhe një herë si në Europianin e kaluar.

Leao ende duhet të rritet për të aspiruar të quhet kampion, Ai është talent i jashtëzakonshëm, por duhet të bëjë një hap më tej për sa i përket vazhdimësisë dhe performancës në ndeshjet e mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat