Dinamo dhe Laçi me objektiva të ndryshëm

Futboll

Dinamo dhe Laçi me objektiva të ndryshëm

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:20
Pamje nga një ndeshje

Dinamo do të përballet pasditen e sotme përballë Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”.

Kjo ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 18:00.

Një ndeshje mjaft interesante, me të dy ekipet që duan rikthimin te fitorja. Dinamovitët vijnë pas humbjes në derbi 2-0 përballë Partizanit, ndërsa në krahun tjetër, Laçi u mposht nga Egnatia me përmbysje, me rezultatin 1-2.

Pavarësisht se të dyja ekipet kërkojnë 3 pikëshin, objektivat e tyre janë të ndryshëm.

Skuadra e Dritan Mehmetit është në ‘luftë’ për një vend në Final 4, duke u renditur në vendin e 5-të me 46 pikë, po aq sa Tirana e vendit të katërt.

Por kurbinasit nuk kanë të njëjtin objektiv. Pikët për Laçin janë jetike, pasi duan sa më shpejt shkëputjen nga zona “Play Out”. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu është në vendin e 7-të me 38 pikë, po aq sa Teuta e vendin të 8-të e cila ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat