Barcelona synon t’i qaset tregut

Futboll

Barcelona synon t’i qaset tregut

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:22
Robert Lewandowski

Barcelona synon t’i qaset tregut në mënyrë bindëse këtë verë, pavarësisht nga problemet e vazhdueshme financiare.

“Blaugranët” thuhet se duan të nënshkruajnë të paktën me një lojtar të nivelit të lartë, por gjasat janë që do të kërkohen shitje në mënyrë që të mblidhen fondet.

Një lojtar, shitja e të cilit do ta ndihmonte klubin në kërkimin e mbledhjes së fondeve, është edhe Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak është ndër më të paguarit te Barça dhe duke qenë se ai ka tërhequr interesim nga Arabia Saudite, mund të jetë një mundësi për ta bërë një lëvizje në verë.

Gjithsesi, shitja e tij nuk duket lehtë e realizueshme duke ditur se 35-vjeçari shpeshherë ka deklaruar se nuk planifikon të largohet.

Robert Lewandowski me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat