Pse i frikësohet Real Madridit në Champions?

Futboll

Pse i frikësohet Real Madridit në Champions?

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:44
Thomas Tuchel

Real Madrid-Bayern Munih është një nga klasiket më të mëdhaja të futbollit europian. 12 fitore madrilene, 3 barazime dhe 11 fitore për gjermanët e shënjojnë këtë duel si një nga më të barabartët në kontinent.

Respekti mes dy klubeve është total dhe kjo shihet në deklaratat që tashmë kanë filluar të shkëmbejnë në ditët para gjysmëfinales së pare të Champions League.

Në konferencën për shtyp para Bayern-Eintracht, trajneri Thomas Tuchel zbuloi një nga virtytet e mëdha të Real Madridit, që i bën bavarezët të frikësohen nga goditjet shkatërruese dhe të papritura:

“E kam parë Real Madridin disa herë me analistët e mi. Nëse shikoni golat dhe kundërsulmet e tyre në video, e kthen kohën 10 sekonda pas, nuk i sheh që ata po vijnë. Atyre iu mjaftojnë 5 sekonda kundërsulm dhe golat vijnë papritur.

Ekzekutimi teknik i kundërsulmit të Real Madridit ndodh pa vonesa. Në ‘El Clasico’ u ndëshkuan, por u përgjigjën shpejt. A e patë golin e fitores, si u përgjigjën në mënyrë spektakolare.

Dukej krejt e natyrshme, kjo është ajo që i bën të veçantë madrilenët. Kur janë në këtë turne bëhen jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe gjithmonë arrijnë të kalojnë në raundin tjetër. Ata fitojnë gjithmonë, sepse i shijojnë këto situata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat