Milan dhe Stefano Pioli pritet të ndajnë rrugët

Futboll

Milan dhe Stefano Pioli pritet të ndajnë rrugët

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:46
MIlani

Milan dhe Stefano Pioli pritet të ndajnë rrugët në fundin e sezonit teksa drejtuesit kuqezinj kanë nisur nga puna të për të gjetur “timonierin” e ri të skuadrës. Emrat në listën e Zlatan Ibrahimovic dhe kolegëve të tij janë të shumtë duke nisur nga Fonseca, Gallardo apo Galtier.

Mirëpo, ai që bind më shumë dhe që duket në “Pole-Position” për të drejtuar “Djallin” në sezonin e ardhshëm, është Julen Lopetegui. Spanjolli duket se është figura që përmbush kriteret kryesore të presidentit Cardinale që kërkon një trajner ndërkombëtar, i zoti në punën me të rinjtë dhe i gatshëm për të ndarë idetë e merkatos me klubin.

Në ditët e fundit ka pasur edhe kontakte mes Milanit dhe agjentit të ish-trajnerit të Spanjës që kanë lënë një ndjesi pozitive në klubin kuqezi.

Aktualisht, Lopetegui kishte marrë një pauzë nga profesioni me eksperiencën e fundit që e pati në Premier League vitin e shkuar kur drejtoi Wolverhampton deri në muajin gusht. Megjithatë, tashmë Lopetegui është gati të rikthehet dhe të marrë përsipër projektin e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat