Tetova: Tani fokusi në kampionat!

Futboll

Tetova: Tani fokusi në kampionat!

Më: 27 prill 2024 Në ora: 13:13
Edlir Tetova

Sërish Vllaznia, këtë herë në kampionat, ku Egnatia ka 8 pikë diferencë dhe me një fitore do të “blindonte” kreun e klasifikimit deri në fund të sezonit të rregullt.

Edlir Tetova gjithsesi e ka të qartë se pavarësisht barazimit të pak ditëve më parë në “Loro Boriçi” që eleminoi kuqeblutë nga Kupa, kjo ndeshje është një histori më vete.

“Janë dy kompeticione të ndryshme, më vjen mirë për kualifikimin në finalen e Kupës, por tashmë është radha e kampionatit. Është ndeshje tjetër për të ruajtur vendin e parë në kampionat, kemi forcat për t’ia arritur.

Arrijmë për herë të dytë në finalen e Kupës dhe kemi pasur vazhdimësi, patëm ngërç kur mbetëm me 10 lojtarë, por pa rrezikuar seriozisht portën.

Vllaznia është një emër i madh dhe klubi nuk përfaqësohet nga individë, është një ndeshje e vështirë dhe kemi marrë masat për t’ia dalë me sukses”.

Lajmi i mirë që zbulon trajneri është se Ndreca që u zëvendësua për shkak dëmtimi është rikuperuar, teksa mungesa e vetme është ajo e Ahmetajt.

“Përveç Ahmetajt që është me kartonë, i gjithë grupi është i plotë dhe gati për ndeshje”.

Egnatia ka siguruar matematikisht vendin në katërshen e parë të kampionatit, megjithatë i vetëdijshëm se do të duhet ta nderojë atë deri në fund, Tetova paralajmëron rotacion me masë për ndeshjet e mbetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat