Çfarë flitet për Kimmich?

Futboll

Çfarë flitet për Kimmich?

Më: 27 prill 2024 Në ora: 13:41
Kimmich

Joshua Kimmich, ndërkombëtari gjerman i Bayernit, është objektivi kryesor që Barcelona ëndërron për të përforcuar mesfushën e saj. Në moshën 29-vjeçare, konteksti është më i favorshmi në sezonet e fundit që Kimmich të ndërmarrë hapin për ta provuar fatin në një tjetër ligë.

Askush nuk i ka vënë në dyshim cilësitë e tij në Gjermani, por është pikërisht hierarkia, që është vënë në pikëpyetje këtë sezon, si në klub, ashtu edhe në kombëtare, me një detaj taktik shumë domethënës: kthimi në të djathtë të mbrojtjes, si në fillimet e tij, duke e “zhveshur” nga lidershipi i zonës së gjerë.

Ai që ishte pasqyra e tij si në stilin e lojës, ashtu edhe në biografi, Phillip Lahm, ka reflektuar për Kimmich në një artikull të “L’Equipe” dhe e ka krahasuar me largimin e disa futbollistëve nga Bundesliga, si një hap i domosdoshëm për të rritur prestigjin ndërkombëtar:

“Lojtarët si Jude Bellingham, Kai Havertz dhe Erling Haaland duhet të largoheshin nga Bundesliga për t’u bërë lojtarë të klasit botëror. Kam një shpjegim për humbjen e besimit të Joshua Kimmich. Më kujtohet shumë mirë që ai përfitoi nga lidershipi i Guardiolës në fillim.

Kjo ndodhi 8 vite më parë.

Sot, Kimmich është në maksimumin e tij, por si mbrojtës i krahut luan në një pozicion që nuk korrespondon në mënyrë ideale me disponimet natyrale”.

Kështu e përshkroi ish-kapiteni i Bayernit dhe kampioni i botës në vitin 2014 me Gjermaninë, duke shërbyer aktualisht si drejtor i “Euro 2024”. Nuk është e parëndësishme që pikërisht Lahm e paralajmëron “humbjen e besimit” të Kimmich, pasi trajektoret e tyre ishin paralele në shumë mënyra. Lahm ishte një mbrojtës i djathtë i shkëlqyer, kur Guardiola pa cilësi tek ai për të udhëhequr mesfushën e tij.

Trajneri që udhëhoqi Barçën më të mirë të të gjitha kohërave drejtoi legjendat e mesfushës si Xavi Hernández, Andrés Iniesta dhe Sergio Busquets, tha se Lahm ishte futbollisti më inteligjent që kishte stërvitur ndonjëherë, aq sa mund të luante në 10 pozicione, sepse e kuptonte lojën si askush tjetër.

Në artikullin e tij për “L’Equipe”, Lahm renditi virtytet e shkollës gjermane të futbollit dhe gjithashtu disa nga mangësitë e saj. Ai e vlerësoi punën e Xabi Alonso për ta bërë Bayer Leverkusen kampion: “Benítez, Mourinho dhe Guardiola janë të gjithë bashkë te Xabi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat