Optimizëm te Shqipëria

Futboll

Optimizëm te Shqipëria

Më: 27 prill 2024 Në ora: 16:06
Jurgen Demneri

Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i Europianit të Minifutbollit, ku Shqipëria do të marrë pjesë për të tretin vit radhazi. Pas eksperiencës pozitive në vitin e fundit, ku kuqezinjtë u renditën mes katër shteteve më të mira, kësaj here synimi është më madhor.

Në prag të kompeticionit që do të zhvillohet në Moldavi, për SuperSport/DigitAlb foli drejtori i futbollit amator në FSHF, Jurgen Demneri. I cili u shpreh se organika është rritur ndjeshëm në cilësi dhe i ka kapacitetet e duhura për të shkruar historinë.

”Mendoj se ky është grupi më i plotë që kemi pasur ndonjëherë. Të gjithë repartet janë të mirë organizuara. Stërvitja i ka sjellë në formën e duhur dhe lojtarët janë sigurisht në gjendje për të shkruar historinë në këtë Europian”.

Më pas, Demneri komentoi dhe grupin E. Në të cilin Shqipëria bën pjesë me Francën, Lituaninë, Serbinë dhe Ukrainën. Me këta të fundit, kuqezinjtë u përballën në Botërorin e zhvilluar vjet në Gjermani.

”Ukrainën e njohim mjaft mirë. Janë një skuadër që luftojnë shumë. Vjet u renditën në finale kundër Kazakistanit. Franca është po ashtu një skuadër e fortë, siç janë dhe Serbia dhe Lituania. Për të kaluar në raundin me eliminim direkt duhet të jemi në 100%-n tonë”.

Në fund, Demneri bëri dhe një parashikim se çfarë mund të arrijë kombëtarja e minifutbollit në këtë Europian.

”Të them të drejtën, jam shumë i sigurt që nëse këto djem japin 100% e tyre, trofeun e sjellin në Shqipëri.

Kampionati Europian i Minifutbollit do të startojë në datën 8 maj dhe do të përfundojë më 12 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat