Shiten 5400 bileta 2 ditë para përballjes Partiizani - Tirana

Futboll

Shiten 5400 bileta 2 ditë para përballjes Partiizani - Tirana

Më: 27 prill 2024 Në ora: 16:21
Pamje nga një ndeshje

Shitja e biletave vazhdon me ritme normale, por jo si derbi i fundit.

Deri dy ditë para ndeshjes, “Panorama Sport” mëson se janë shitur rreth 5400 bileta.

Për javën e 33-të të Superiores, Tirana do të përballet me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e enjte dolën në shitje biletat. Ato mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ dhe “online” në “t-ticket.al”. Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”.

Çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 5000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat