Gati sa nuk përleshet fizikisht me Kloppin

Futboll

Gati sa nuk përleshet fizikisht me Kloppin

Më: 27 prill 2024 Në ora: 16:28
Pamje nga ndeshja

Liverpooli ka bërë një tjetër hap prapa në garën për titull në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp luajti baras sot me West Ham Unitedin, në kuadër të javës së 35-të.

Ndeshja e zhvilluar në “London Stadium” përfundoi me rezultatin 2:2.

Mohamed Salah dhe trajneri Jurgen Klopp kishin një përplasje gjatë kohës sa sulmuesi egjiptian ishte duke u futur në lojë.

Ai debatoi ashpër me trajnerin e tij, teksa u nevojit ndërhyrja e Darwin Nunez për të qetësuar situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat