Manaj realizon supergol në “derbi”

Futboll

Manaj realizon supergol në “derbi”

Më: 27 prill 2024 Në ora: 17:00
Manaj

Rey Manaj shënon golin e radhës në elitën e futbollit turk me Sivassporin., që është i 18-ti për sulmuesin lushnjar.

27-vjeçari i dhuroi fitoren skuadrës së tij në takimin shtëpiak përballë Konyasporit të Sokol Cikalleshit dhe Valon Ethemit.

Ishte minuta e 86’ kur Manaj mposhti portierin kundërshtar falë një “predhe” që e shtangu këtë të fundit.

Duke ndezur festën e tifozëve të Sivassporit në stadium dhe duke vulosur suksesin 1-0 për vendasit.

Vetëm Mauro Icardi i Galatasarayt (21) dhe Edin Dzeko i Fenerbahces (20) kanë shënuar më shumë se Manaj në Superligën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat