Humbje e rëndë për Dortmundin, mund të mbetet jashtë Championsit 

Futboll

Humbje e rëndë për Dortmundin, mund të mbetet jashtë Championsit 

Nga: K.G. Më: 27 prill 2024 Në ora: 17:22
Leipzig

Dortmundi ka pësuar humbje të rëndë me rezultat 4:1 në konak të Leipzig-ut, në takimin e javës së 31-të të Bundesliga I.

Dortmundi mund të mbetet jashtë garave të Champins League.

Verdhezinjtë nuk arritën të paktën të dalin të pamposhtur, Leipzig me fitoren e madhe dhe pothuajse e ka siguruar biletën për në Champions League në edicionin e ardhshëm.

Për Leipzig shënuan Openda (23'), Sesko (45+2'), Simakan (46') e Baumgartner (80’) dhe për Dortmundin realizoi Sancho (20'). 

Leipzig renditet në pozitën e katërt me 62 pikë e ka pesë më shumë se verdhezinjtë që gjenden një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat