Kuqi: Synim i kemi vetëm fitoret

Futboll

Kuqi: Synim i kemi vetëm fitoret

Më: 27 prill 2024 Në ora: 17:44
Shefki Kuqi

Trajneri i Feronikelit 74, Shefki Kuqi, u shpreh shumë i lumtur për fitoren e arritur.

Kuqi tha se këto janë pikë të mëdha që mund t’u ndihmojnë atyre në garën për mbijetesë.

“Po fitojmë me mund të madh. Pavarësisht kësaj, unë kam një grup lojtarësh që po japin më të mirën.

Secili ndryshim në formacion, secili zëvendësues, po e jep maksimumin.

Po bëjmë lojë të mirë, atraktive, por rezultatet nuk kanë qenë ato që i kemi merituar. Kjo është fitore e madhe. E kam pasur bindjen e madhe për fitore.

Edhe pse pranuam gol, u kthyem në lojë dhe dominuam. Kemi bërë paraqitje shumë të mira, sidomos në 4-5 ndeshjet e fundit.

Nuk ka rëndësi se kush ka qenë përballë nesh, kemi luajtur mirë. Tani djemtë do të pushojnë e do t’i kthehemi punës.

Synim i kemi vetëm fitoret”, është shprehur ish-futbollisti i Premier Leagues angleze, Kuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat