Muriç ballëlart nga stadiumi Old Trafoord, Manchester Utd dëshpëron

Futboll

Muriç ballëlart nga stadiumi Old Trafoord, Manchester Utd dëshpëron

Nga: K.G. Më: 27 prill 2024 Në ora: 17:55
Pamje nga ndeshja

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, doli ballëlart nga stadiumi 'Old Trafford".

Muriç ka mbrojtur me sukses në portën e Burnley-t, duke barazuar në udhëtim me rezultat 1:1 me Manchester Utd.

Mysafirët gabuan në minutën e 79-të, ndërsa futbollisti Antony përfitoi nga ky rast dhe nuk fali, duke kaluar në epërsi Manchester Utd. 

Kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi që në minutën e 86-të, gjyqtari akordoi penallti për udhëtuesit. 

Futbollisti Amdouni realizoi për Burnley-n, 1:1 në minutën e 87-të.

Manchester Utd dëshpëroi në konak të vetin. 

Pas javës së 35-të në Prrfemier League, Manchester Utd renditet në pozitën e 6-të me 54 pikë e  Burnlez në 19-tin  me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat