E tronditën Manchester Utd, kjo është nota për portierin e Kosovës 

Futboll

E tronditën Manchester Utd, kjo është nota për portierin e Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2024 Në ora: 18:24
Portieri Arijaet Muriç

Portieri Arijaet Muriç është prej me të vlerësuarve në përballjen Mancheter Utd – Burnley.

Përballje kjo që përfundoi pa fitues (1:1) në kuadër të javës së 35-të të Premier League në futboll.

Burnley tronditi Mancheter Utd duke i marrë pikë në “OLd Trafford”.

Portieri Muriç është vlerësuar me notën 8.6 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Lojtar i ndeshjes është Bruno Fernandes i Manchester Utd. Fernandes është vlerësuar me notë të madhe, 9:6.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat