Eurogoli nuk sjell fitoren për Leccen

Futboll

Eurogoli nuk sjell fitoren për Leccen

Më: 27 prill 2024 Në ora: 18:47
Pamje nga ndeshja

Barazim 1-1 në Lecce-Monza, sfidë ku të dy golat u realizuan në minutat shtesë të takimit.

Nikola Krstovic (90+2’) kaloi vendasit në avantazh falë një goli shumë të bukur, por një penallti e dyshimtë u akordua për Monzën më pas.

Që u shndërrua në gol nga kapiteni Matteo Pessina. Ylber Ramadani vijon të jetë i sëmurë dhe nuk u aktivizua as këtë ndeshje për Leccen.

Ndërkohë që Medon Berisha, shqiptari tjetër i ekipit nga Salento, e ndoqi takimin nga pankina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat