Turpi ndodhi në Hogosht! Kjo nuk i duhet sportit të Kosovës

Futboll

Turpi ndodhi në Hogosht! Kjo nuk i duhet sportit të Kosovës

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2024 Në ora: 18:55
Vushtrria

Turp i madh në Hogosht, ndërpritet ndeshja mes Kikës dhe Vushtrrisë, në takimin e javës së 24-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Kujt iu desh ky turp?

Disa lojtarë të Kikës e sulmuan gjyqtarin.

“Ndërpritet ndeshja KF Kika - FC Vushtrria

Në minutën e 83-të është ndërprerë ndeshja KF Kika - FC Vushtrria për arsye te disa sjelljeve jo sportive të lojtarëve të KF Kika ndaj referit kryesorë te ndeshjes.

Rezultati ishte 1:2 në favor të FC Vushtrrisë të cilët e përmbysen rezultatin me golat e Taulant Avdylit në minuten e 63 dhe Gentrit Ullurit në minuten e 80.

Presim për një vendim final për ndeshjen e sotme nga Federata e Futbollit të Kosovës”, shkruan në faqen e FC Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat