Shehi: Me fitoren ndaj Tiranës konsolidojmë pozitat

Futboll

Shehi: Me fitoren ndaj Tiranës konsolidojmë pozitat

Më: 27 prill 2024 Në ora: 19:23
Shehi

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi foli në konferencën për shtyp në prag të derbit me Tiranën që do të luhet nesër në orën 19:00 në Air Albania, e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Tekniku i Demave preku gjendjen e dy ekipeve, ndërsa shmangu me diplomaci zërat për interesimin e mundshëm ndaj Salamit të Kukësit.

Prag derbi

Nga e gjithë historia, në derbi nuk luan rol të madh ajo që ka kaluar. Situatat nuk janë determinante, edhe pse një skuadër mund të jetë mirë apo keq. Derbi është derbi dhe skuadrat japin maksimumin të udhëhequr nga tifozët e tyre dhe rivaliteti historik. E rëndësishmë është që nesër ajo skuadër që i menaxhon situatat mirë, ajo skuadër del fitimtare dhe kemi besim që do të jemi ne.

Tirana jashtë Final Four?

Me një fitore ne konsolidojmë pozitat tona, rëndësi ka të ngjitemi në renditje

Gjendja?

Është e mirë, nga mungon Atanaskoski për kartona. Hadroj është stërvitur plotësisht me grupin, do të shohim gjendjen sot pasi është i rëndësishëm për ne. Nuk e duam vetëm për nesër, por edhe në vazhdim.

Mesazh për tifozët?

Kanë qenë të pranishëm edhe kur luajtëm me Dinamon. Nesër do të jenë të shutmë, nuk kanë nevojë për thirrje pasi e kanë bërë punën e vet kur kemi qenë mirë edhe keq.

Sulmi?

Kur ke një repart të mbipopulluar do ndryshojë në bazë të kundërshtarit. Mund të kërkojmë sulmues që ndihmojnë për hapsira apo sulmues që marrin hapsira. Kemi lojtarë të mirë dhe shpërndarja e golave është e barabartë. Do zgjedhim më të përshtatshim për momentin dhe kundërshtarin. Shyqyr i kemi në gjendje të mirë fizike. Nuk prishin repartin por ndonjë element do të ketë mbikqyre. I rëndësishëm është ai që e nis nga stoli, jo nga fillimi.

Pika e dobët e Tiranës?

Analizojm këdo, kur është java e plotë. Cdo kundërshtar ka pika të forta e të dobta. Tirana nuk është në pritshmëritë e veta, por ka lojtarë cilësor që të bëjnë dëm. Kërkojnë vëmendje dhe përqëndrim në çdo moment. Përballje me dy skuadra që kanë kontigjent mes tyre.

Salami?

E kam parë kur luante përballë nesh, u munduam ta neutralizojmë dhe besoj se e kemi arritur. Në nje ndeshje shkuam në penallti dhe n aka ngelur peng. Kaq mund të them për Salamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat