​De Rossi konfirmon rikthimin e Ndickas kundër Napolit

Futboll

​De Rossi konfirmon rikthimin e Ndickas kundër Napolit

Më: 27 prill 2024 Në ora: 19:49
Daniele De Rossi

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi e ka konfirmuar se Evan Ndicka do të startojë kundër Napolit në Serie A të dielën, që do të jetë paraqitja e parë e mbrojtësit që kur ra pa ndjenja në ndeshjen kundër Udineses dy javë më parë.

De Rossi mori kohë nga përgatitjet e tij për të biseduar me “Sky Sport Italia” të dielën, ku zbuloi se Ndicka do të fillojë së bashku me Gianluca Mancini në qendër të mbrojtjes kundër Napolit, raporton KosovaPress.

“Evani është mirë, ai u stërvit dhe e bëri të qartë, më e rëndësishmja në fjalët e tij, se ndihej mirë. Ai nuk ka frikë nga sfidat, nga përplasjet, është kthyer dhe si lojtar është në 100% e tij”, tha De Rossi në prag të udhëtimit në Napoli.

Ai vazhdoi: “Ai dhe Mancio (Mancini) do të kenë një duel të madh, sepse Osimhen është një nga qendërsulmuesit më të fortë në botë. Pa Paredes, ne duhet të jemi gati të jemi pa forcën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat