Nuk është Granit Xhaka, por kështu kalon Bayeri 

Futboll

Nuk është Granit Xhaka, por kështu kalon Bayeri 

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2024 Në ora: 20:30
Pamje nga ndeshja

Granit Xhaka ka munguar sot për shkak të kartonëve të verdhë dhe ndikoi shumë në lojën e Bayer Leverkusenit. 

Kampiono i ri i Gjermanisë megjithatë shmang humbjen në fund të takimit.

Plot 46 ndeshje është pa humbje Bayeri. 

Bayer si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Stuttgartin. 

Për Stuttgartin realizuan Fuhrich (47'), Undav (57') dhe për vendasit Adli (61') e Andrich (90+7’).

Bayer ka 25 fitore e 6 barazime nga 31 ndeshje.

Bayer kryeson me 81 pikë e Stutgart renditet në vend të tretë me 64 sosh. 

Stuttgart nuk e thyen serinë fantastike të djelmoshave të trajnerit Xabi Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat