Përplasje e fortë Hoeness-Tuchel

Futboll

Përplasje e fortë Hoeness-Tuchel

Më: 27 prill 2024 Në ora: 22:01
Hoeness-Tuchel

Bayerni i Mynihut mundi 2:1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit, që u shfaq shumë i zemëruar me presidentin e nderit të klubit bavarez, Uli Hoeness, i cili ka kritikuar kritikuar trajnerin aktual të Bayernit.

“Unë shkoj shumë mirë me të, megjithëse ai ka një mendim tjetër. Tuchel nuk beson se mund të përmirësojë një Davies, një Pavlovic apo një Musiala.

Nëse nuk funksionon, ai mendon se është më mirë të blesh lojtarë të tjerë sesa të përmirësojë ata që ka. Ndërsa unë mendoj se duhet të punosh shumë me ta dhe t’u japësh besim”, theksoi legjenda e futbollit gjerman.

Në mikrofonat e Sky Sports, para ndeshjes së Bundesligës kundër Eintrachtit, Tuchel nuk hezitoi t’i përgjigjet Hoenessit:

“Deklaratat e tij janë shumë larg realitetit, as nuk di si t’i përgjigjem. Ai më ka lënduar në nderin tim. Nëse ne kemi treguar diçka në 15 vitet e fundit, është se lojtarët e akademisë kanë gjithmonë një vend, nëse ata performojnë mirë. Mendoj se ajo që thotë nuk ka kuptim.”

Fitorja e klubit bavarez ndaj Eintracht nuk duket se do të qetësojë ujërat shumë të trazuara në Mynih para ndeshjes ndaj Realit të Madridit, të martën, më 30 prill, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat