Skandal, portieri nokauton Ivanoviqin! Nuk e durojnë kryesimin nga shqiptarët

Futboll

Skandal, portieri nokauton Ivanoviqin! Nuk e durojnë kryesimin nga shqiptarët

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2024 Në ora: 23:05
Pamje nga nokauti

Skuadra e Buduçnostit të Podgoricës ka luajtur baras (2:2) me Sutjeskën e Nikshiqit, në takimin e javës së 32-të të Kampionatit të Malit të Zi.

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi kryeson me tre pikë më shumë se Buduçnosti.

Dhe kjo pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, kur lojtarët e Buduçnositit ]shkuan që të raportojnë te tifozët “Varvari”, të cilët i urdhëruan lojtarët që t’i hiqnin fanellat.

Se nervozizmi në radhët e Buduçnostit sa vjen e shtohet nga java në javë, e tregoi edhe reagimi i portierit Gjorgje Pavliçiç.

Ai e goditi me grusht në kokë Igor Ivanoviqin. 

Nokautoi shokun e skuadrës. 

Pas javës së 32-të, Deçiqi kryeson me 58 pikë, pasojnë Buduçnosit me 55, Sutjeska 53, Mornari 52 pikë etj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gajo Rabona (@gajo.rabona)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat