Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Futboll

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Më: 28 prill 2024 Në ora: 08:44
Arijan Ademi

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos së Zagrebit.

Këtë statistikë Ademi e regjistroi ditën e sotme në triumfin 0-1 ndaj Varazhdinit. Mesfushori u aktivizua në minutën e 85-të të sfidës.

Me këtë paraqitje Ademi ka arritur 400 ndeshje me fanellën e gjigantit kroat. Para tij në listë është vetëm ish-portieri Drazen Ladiç me 468 paraqitje.

32-vjeçari u transferua te Dinamo në vitin 2010 si lojtar i lirë nga Shibeniku. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi 12 tituj kampioni me Dinamon e Zagrebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat