Jurgen Klopp flet pas debatit me Salah

Futboll

Jurgen Klopp flet pas debatit me Salah

Më: 28 prill 2024 Në ora: 09:12
Jurgen Klopp dhe Salah

Humbjet nga Crystal Palace dhe Everton – kanë shuar shpresat për një titull të dytë të Premierligës nën drejtimin e gjermanit, ndërsa “Reds” janë jashtë Kupës FA dhe Europa League pas humbjeve shokuese ndaj Manchester United dhe Atalantas.

Derisa, me tension u zhvillua edhe ndeshja e së shtunës ndaj West Ham,

Mohamed Salah dhe trajneri Jurgen Klopp kishin një përplasje gjatë kohës sa sulmuesi egjiptian ishte duke u futur në lojë.

U desh edhe ndërhyrja e sulmuesit Darwin Nunez që të qetësonte gjakrat mes tyre.

Pas incidentit ka folur trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili tha se kishte pasur një bisedë pas rastit me Salah.

“Ne folëm tashmë në dhomën e zhveshjes. Për mua ka përfunduar”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat