Ditë feste për Milanon

Futboll

Ditë feste për Milanon

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:10
Atmosfera e tifozëve

Dita e sotme do të jetë festë në Milano, pasi Inter fitoi titullin e 20-të kampion në histori.

Gjithçka do të nisë në “San Siro” me takimin ndaj Torinos, që merr jetë në 12:30.

Asgjë nuk do mbarojë aty.

Nga ora 16:00 do të vazhdojë parade e famshme, që pritet të zgjasë 8 kilometra.

“Piazza del Duomo” do të jetë një prej vendeve që do pritet të mbledhë më shumë tifozë.

Kujtojmë në anën tjetër, që Interit do t’i jepet titulli kampion më 19 maj, që përkon me ndeshjen e fundit në shtëpi të zikaltërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat