Augusto: Do të hapim cikël fitues

Futboll

Augusto: Do të hapim cikël fitues

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:26
Interi

Titull në sezonin e parë me Interin duke u bërë i vlefshëm në momentet kur skuadra kishte nevojë për të.

Në eksperiencën e tij me një klub të madh, Karlos Augusto nuk mund të ishte më shumë se kaq i kënaqur.

“Unë doja të debutoja në Champions dhe e bëra.

Jam shumë i lumtur në nivelin personal për sezonin tim. Sigurisht që çdo lojtar kërkon të luajë më shumë, por mendoj se roli im ky ishte.

Doja të isha i rëndësishëm kur skuadra kishte nevojë për mua.

Kam bërë një hap të rëndësishëm në karrierë dhe kjo gjë më ka dhënë entuziazëm më shumë. Me Interin duam të nisim një cikël fitues. Shpresojmë që kjo të mos jetë rastësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat