Ish-mesfushori i Barcelonës: Messi nuk është kapiteni më i mirë

Futboll

Ish-mesfushori i Barcelonës: Messi nuk është kapiteni më i mirë

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:28
Rakitic, i cili tani luan me Al-Shabab në Ligën Pro Saudite, pranoi se Messi është më i miri në histori të futbollit.

Cilësitë e Lionel Messit si kapiten janë vënë nën dyshim nga ish -bashkëlojtari i tij te Barcelona, Ivan Rakitic.

Argjentinasi ishte kapiteni i Barçës nga viti 2018 deri në vitin 2021, kur u transferua në Paris Saint-Germain në fund të kontratës së tij.

Rakitic, i cili tani luan me Al-Shabab në Ligën Pro Saudite, pranoi se Messi është më i miri në histori të futbollit.

“Messi është më i miri në histori të futbollit dhe ai këtë e ka dëshmuar në shumë raste”.

“Dhe nëse do ta vendoste mendjen, ai mund të ishte mbrojtësi i majtë më i mirë në botë nëse do të donte”.

“Edhe pse ndonjëherë ai nuk ishte kapiteni më i mirë për t’ju thënë se çfarë duhet të bënit, kjo ndodhi sepse ai ishte unik dhe i ndryshëm”, deklaroi mesfushori kroat.

Messi ngriti një titull të La Ligës spanjolle dhe një Copa del Rey si kapiten, lojtari i parë joevropian që mban shiritin në krahë në historinë e klubit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat