Mustafa flet për derbin me Korabin, thirrje tifozëve

Futboll

Mustafa flet për derbin me Korabin, thirrje tifozëve

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Të dielën, Juventus Seravën e pret ndeshja derbi me KFV Korabi nga Dibra.  Para këtij takimi ka folur kapiteni i ekipit, Osman Mustafa.

“Kemi kaluar një sezon pothuajse të mirë dhe momentalisht gjendemi në vendin e dytë, ku kemi dy pikë më shumë se ekipi nga Dibra, KFV Korabi.

Këtë të diel do ta zhvillojme ndeshjen kryesore të sezonit, me fitore eventuale do të jemi 99% në ligën e parë.

Unë si kapiten i ekipit ju bëj thirrje të gjithë njerëzve, i madh dhe i vogël, të vijnë dhe të na përkrahin masovikisht në këtë ndeshje vendimtare.

Padyshim se me ndihmën e publikut fitorja për ne është edhe më e lehtë, kështu që të dielën në ora 20:00 në palestrën sportive ‘Enver Idrizi’ të bëhemi bashkë për klubin e parë i krijuar shqiptar, për ngjyrat e klubit, për historinë dhe traditen e klubit, JUVENTUS, sepse e meriton ligën e parë! FORCA JUVENTUS SERAVA”, ka dekalruar Osman Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat