Struga mobilizohet

Futboll

Struga mobilizohet

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:34
Struga Trim Lum

Të dielën do të zhvillohen përballjet e javës së 29-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Lideri aktual dhe mbrojtësi i titullit kampion, skuadra e Struga Trim Lum, do të përballet me Sileksin, në kërkim të pikëve maksimale kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të sezonit.

FC Shkupi do të zhvillojë takimin e parë nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka dhe do të jetë në kërkim të hakmarrjes ndaj Tikveshit, për eliminimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Shkëndija në Tetovë është favorit përball Gostivarit, edhe pse mysafirët janë treguar mjaft të sukseshëm në sfidat e fundit.

Në përballjet e tjera të javës së 29-të, Brera Strumica takohet me Vardarin, Voska Sport mirëpret Bregallnicën, ndërsa Rabotniçki sfidon Makedonija Gjorçe Petrovin. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të, do të nisin në orën 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat