Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez, është intervistuar nga kanalet zyrtare të klubit para ndeshjes kundër Torino-s. Argjentinasi ka ripërshkuar hapat e tij të parë në botën e futbollit:
“Që në fëmijëri kam përballur çdo sfidë me objektivin për t’u rritur, jam larguar nga shtëpia në moshën 15/16 vjeç duke ndjekur një ëndërr dhe hap pas hapi kam arritur shumë objektiva”, ka thënë Lautaro.
“Çdo etapë dhe çdo fillim ka qenë i çmuar: goli i parë me Racing, i pari me komëbatren, i pari tek Inter-i.
Nga momenti që kam ardhur në Milano kam gjetur njerëz që më kanë dashur dhe që më kanë ndihmuar.
“Kur isha i vogël më pëlqente të studioja matematikë dhe biologji, më pëlqenin shifrat dhe gjithçka që tregonte për jetën. Futbolli ka qenë gjithmonë me mua, idhulli ishte Falcao, një sulmues që më ka frymëzuar me mënyrën e tij të jetës dhe lojës.
“Pseudonimin e kam fituar te Racing, ma kanë dhënë dy shokë të skuadrës kur kam shkuar atje, thonin se gjuaj fort, se kisha një fuqi të madhe dhe se ishte e vështirë të më ndalje, Demi ka lindur nga aty”.