Derbi shqiptar, Shkëndija apo Gostivari?

Futboll

Derbi shqiptar, Shkëndija apo Gostivari?

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:46
Shkëndija

Shkëndija sot e pret Gostivarin në Tetovë në kërkim të tre pikëve dhe shtimit të presionit për konkurrentët e kreut në pesë xhiro para fundit. 

"Shkëndija nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores në duelin e xhiros së 29-të përballë Gostivarit kur mbesin edhe 5 xhiro deri në fund të kampionatit. Humbja e javës së shkuar 2:1 nga Tikveshi na ka çuar një hap mbrapa në garën për titullin kampion, mirëpo me 5 ndeshje të mbetura kuqezinjtë besojnë se mund të kompensojnë negativën prej 6 pikëve kundrejt Strugës. Në këtë drejtim nuk na lejohen tjera gabime dhe serinë e ndeshjeve vendimtare e nisim të dielën me Gostivarin në Tetovë. 

Përballë rivalit nga Pollogu do të kërkojmë fitoren e parë këtë sezon, pasi dy ndeshjet paraprake u mbyllën me barazime (të dyja 2:2, në Gostivar dhe Tetovë). Me 37 pikë nga 28 ndeshje Gostivari vjen në Tetovë si ekip i renditur në vendin e 6-të, 8 pikë larg ekipeve të rrezikuara për mbijetesë. 

Skuadra

Pa lëndime dhe pezullime, stafi teknik për ndeshjen me Gostivarin në disponim ka të gjithë futbollistët. 

Përballja e xhiros së 29-të të LPFMV Shkëndija-Gostivari është në program të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00", njoftton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat