Portieri i Shkëndijës fton veten dhe shokët e skuadrës të marrin përgjegjësi

Futboll

Portieri i Shkëndijës fton veten dhe shokët e skuadrës të marrin përgjegjësi

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:48
Davor Taleski

Portieri i Shkëndijës së Tetovës fton veten dhe shokët e skuadrës të marrin përgjegjësi në këto momente vendimtare të sezonit, për të kërkuar maksimumin e mundshëm në një situatë kur jo gjithçka varet nga kuqezinjtë.

"Mirëpo duke nisur nga ndeshja e sotme me Gostivarin, futemi në pesë xhirot e fundit ku mund të ndodh gjithçka dhe kuqezinjtë refuzojnë të dorëzohen në garën për titull. 

Ndeshja e xhiros së 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Gostivarit luhet të dielën në Tetovë me fillim në orën 16:00", njofton FC Shkëndija.

“Mirë, si që thatë përejtuam një humbje të rëndë në Kavadar, e cila mendoj se në tërësi ishte e pamerituar.

Si gjithë këtë gjysmësezon pranveror mendoj se në 90% të ndeshjeve dominojmë në çdo ndeshje, krijojmë mjaft shanse, po ja ai fat sportiv na kthen shpinën deri tani.

Por normal edhe ne jemi përgjegjës për këtë dhe tani deri në fund të kampionatit për fat të keq asgjë nuk varet nga ne.

Por përgjegjësia dhe obligimi jonë është së pari të marrim përgjegjësi dhe në këto ndeshjet e fundit të japim maksimumin.

Edhe pse nuk varet gjithçka nga ne, ne patjetër në çdo ndeshje te shkojmë në fitore, pa marrë parasysh nëse do të luajmë mirë apo keq, ne patjetër të marrim tre pikët për të mbetur deri në fund në luftë për titullin”, tha Davor Taleski.

Ndaj Gstivarit…

Davor Taleski, përgjigjet “Secila skuadër këtë sezon është vërtet cilësore.

E dijmë se Gostivari posedon vërtet lojtarë të huaj kualitativ. I respetojmë, por në Tetovë tashmë nuk do të ketë respekt për askënd.

Mendoj se patjetër të japim 100% nga mundësitë tona dhe bashkë me tifozët tanë, shpresoj të kemi mbështetje deri në fund në këto ndeshje të fundit, shpresoj në fund të sezonit të kemi benefit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat