Sërish racizëm në Spanjë

Futboll

Sërish racizëm në Spanjë

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:54
Niko Williams

Atletico Madrid mposhti me rezultatin 3-1, Athletic Bilbao.

Megjithatë, përveç festës në “Metropolitano” pati edhe polemika në lidhje me një episod racist në drejtim të Niko Williams, sulmuesit të skuadrës baske.

21-vjeçari e ndëshkoi Atleticon në pjesën e parë dhe kjo solli reagimin e tifozëve.

Pas ndeshjes, Nico Williams që për më tepër është pjesë e kombëtares së Spanjës, theksoi se racizmi është i papranueshëm ndërsa shtoi se dëgjoi njerëz të imitonin gjestet e majmunit.

“Nuk është aspak normale të abuzohesh për shkak të ngjyrës së lëkurës.

E di shumë se kudo ka njerëz injorantë, por ka ardhur koha që diçka të ndryshojë. Më vjen mirë që lojtarët e Atletico Madrid më mbështetën, ata e kuptojnë situatën. Është e papranueshme që nga tribunat dëgjoja njerëz që imitonin gjestet e majmumit, pashë dhe dëgjova tre njerëz konkretë që e bënë këtë”, u shpreh Nico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat