Villas Boas zgjidhet presidenti i ri i Portos

Futboll

Villas Boas zgjidhet presidenti i ri i Portos

Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:09
Villas Boas

André Villas-Boas është presidenti i ri i Portos. Ish-trajner i skuadrës portugeze në sezonin 2010/11 është zgjedhur në postin më lartë të klubit.

Zgjedhjet për organet e reja të klubit, në të cilat morën pjesë 26.700 anëtarë, u zhvilluan të shtunën më 27 prill dhe numërimi përfundoi gjatë natës.

Kundërshtari i Villas-Boas, Jorge Pinto da Costa, i cili drejtonte ekipin që nga viti 1982, pranoi humbjen.

Kjo fitore vjen në kulmin e tensioneve disamujore, të karakterizuara nga përleshje si ajo që ndodhi në asamblenë e përgjithshme të nëntorit të vitit të kaluar apo sërish nga vandalizmi i shtëpisë së Villas-Boas.

Disa anëtarë të tifozerisë të organizuar të Portos janë aktualisht të ndaluar ose nën hetim për këtë dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat