Xavi: Kjo është gjëja më e mirë për Barcelonën

Futboll

Xavi: Kjo është gjëja më e mirë për Barcelonën

Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:13
Xavi

Trajneri i Barcelona-s, Xavi, ka thënë se ai ka vendosur të qëndrojë në drejtim të katalanasve sepse beson te projekti.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë. Në atë kohë besoja se gjëja më e mirë për klubin ishte që të largohesha, por rrethanat kanë ndryshuar dhe tani mendoj se gjëja më e mirë për Barçën është që unë të vazhdoj.

“Projekti nuk ka përfunduar. Jam i bindur, entuziast… në tre muaj kam parë lojtarët, stafin… Kam folur me të gjithë dhe besoj tek të gjithë ata. Nuk është një çështje parash dhe egoje.

“Kam energji dhe dëshirë. I shikoj tifozët të lumtur, nuk është e lehtë.

Është një përzierje gjërash që më kanë shtyrë të marr këtë vendim, dhe mbi të gjitha besimi i presidentit dhe Deco-s. Nëse do të mendoja se nuk jam njeriu i duhur, nuk do ta kisha problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat