Xherdan Shaqiri në tribuna, mediumi zviceran: Pritet të kthehet së shpejti

Futboll

Xherdan Shaqiri në tribuna, mediumi zviceran: Pritet të kthehet së shpejti

Nga: K.Goca Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:37
Xherdan Shaqiri

Chicago Fire para shikuesve të vet ka luajtur pa gola (0:0) me Atlanta Utd, në kuadër të kampionatit amerikan. 

Skuadra e Xherdan Shaqirit nuk po kalon formë të mirë, e cila për dhjetë ndeshje ka 2 fitore, 4 barazime e 4 humbje. 

Mungesa e Xherdan Shaqirit u ndie shumë të Chicago Fire. 

“Shaqiri ka shikuar ndeshjen nga tribuna, ndërsa shokët e tij nuk arrijnë të shënojnë për të tretën herë radhazi.

Fillimi i sezonit të Chicago Fire nuk po shkon siç ishte planifikuar:

Të dielën mbrëma, klubi nga MLS nuk ka arritur që të shënonte për herë të tretë radhazi dhe u desh të kënaqej me një barazim 0:0 në ndeshjen në shtëpi kundër Atlanta Utd.

Kjo do të thotë se skuadra e trajnerit Frank Klopas ka vetëm dhjetë pikë pas dhjetë ndeshjesh e është shumë larg vendeve të play-off-it.

Një javë më parë, reprezentuesi zviceran, u zëvendësua pas gjysmë ore në humbjen 4:0 nga Real Salt Lake, por që pritet të kthehet së shpejti. Në fillim të javës u bë e ditur se Shaqiri ka pësuar një lëndim muskulor gjatë një përplasje me kundërshtarin”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat