Shpendi zbulon formulën e suksesit

Futboll

Shpendi zbulon formulën e suksesit

Më: 28 prill 2024 Në ora: 13:03
Shpendi - djathtas

“Përpiqem dhe provoj përsëri, stërvitem sa më shumë që mundem”, kjo është formula e suksesit e Kristjan Shpendit. 20 golat e shënuar prej tij në këtë sezon nuk janë rastësi.

Ato janë frut i punës së palodhur të sulmuesit shqiptar gjatë stërvitjes. Shpendi ka treguar për “Il Resto del Carlino”-n se përmirësimi vjen vetëm duke u përpjekur vazhdimisht.

Ai zbulon se mbrëmjet në mesjavë i kalon duke parë Ligën e Kampionëve, jo për të shijuar futbollin, por për të mësuar prej më të mirëve.

“Për sa kohë që ka një top afër, unë e gjuaj. Përpiqem dhe provoj përsëri, stërvitem sa më shumë që mundem.

Kështu përmirësoheni vërtetë.

Të mërkurave shikoj Ligën e Kampionëve. Unë mësoj (nga Liga e Kampionëve).

Nuk më pëlqen të ulem atje dhe të shikoj vetëm për hir të saj. Unë vëzhgoj lojtarët, studioj lëvizjet e tyre.

Nëse ata janë atje, ndër më të mirët në botë, ka një arsye. Le të shohim çfarë mund të bëjmë për t’i imituar ata”, ka thënë Kristjan Shpendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat