Milani ka disa kohë që punon për të ardhmen

Futboll

Milani ka disa kohë që punon për të ardhmen

Më: 28 prill 2024 Në ora: 13:37
Lopetegui

Milani ka disa kohë që punon për të ardhmen dhe Lopetegui duket se është kandidati më i fortë për të marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Drejtuesit e klubit kuqezi, janë ende duke reflektuar por kontaktet janë të shpeshta dhe ekziston një projekt-marrëveshje, të paktën në aspektin ekonomik.

Milani do të ndajë rrugët me Piolin në mënyrën më të mirë të mundshme në fund të kampionatit, e më pas do të planifikojë të ardhmen me trajnerin e së ardhmes.

Për Lopeteguin klubi milanez ka përgatitur një kontratë trevjeçare me 4 milionë euro neto në sezon.

Flasim për një periudhë trevjeçare me synimin e qartë, zhvillimin e një projekti, ku qëndrueshmëria dhe të rinjtë e talentuar do të mbeten baza e tij. 

Por tifozët e zjarrtë të Milanit kanë reaguar keq ndaj këtij lajmi. Ata kanë protestuar para zyrave të klubit duke thirrur emrin e Antonio Contes, i cili duket i preferuari i shumë tifozëve. Por me gjithë këto reagime, Lopetegui duket se ka marrë edhe miratimin e Cardinales.

Në rast të ndonjë ndryshimi plani, atëherë zgjedhjet e mundshme do të jenë Roberto De Zerbi ose Paulo Fonseca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat