Interi pa telashe ndaj Torinos së Vojvodës 

Futboll

Interi pa telashe ndaj Torinos së Vojvodës 

Nga: K.G. Më: 28 prill 2024 Në ora: 14:31
Hakan Calhanoglu

Interi ka marrë tre pikë të pritura ndaj Torinos, duke e mposhtur me rezultat 2:0, në takimin e javës së 34-të në Serie A.

Futbollisti Tameze është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 49-të, duke e lënë me një lojtar me pak Torinon.

Calhanoglu është protagonisti i ndeshjes për zikaltërit me dy golat e shënuar në pjesën e dytë dhe më pas turku i lë vendit mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani, që aktivizohet për 30 minuta në këtë takim.

Golat i realizoi Hakan Calhanoglu në minutën e 56-të e 60-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit nga minuta e 63-të për Torinon. I

nteri kryeson me 89 pikë e Torino renditet në pozitën e 10-të me 46 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat