Vedat Muriqi feston në La Liga

Futboll

Vedat Muriqi feston në La Liga

Më: 28 prill 2024 Në ora: 14:40
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi feston në La Liga!

Gol shumë i bukur nga Vedat Muriqi në La Liga.

Sulmuesi dardan zhbllokoi takimin Cadiz-Mallorca, një “finale” mbijetesë.

Ishte minuta e 12’ kur shtatlarti nga Prizreni u zhyt bukur me kokë në krosimin e sllovakut Martin Valjent, duke kaluar ishullorët në avantazh.

Një gol i rëndësishëm për finalistët e Kupës së Mbretit dhe i gjashti sezonal në kampionatin spanjoll për 30-vjeçarin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat