Vedat Muriqi feston në La Liga!
Gol shumë i bukur nga Vedat Muriqi në La Liga.
Sulmuesi dardan zhbllokoi takimin Cadiz-Mallorca, një “finale” mbijetesë.
Ishte minuta e 12’ kur shtatlarti nga Prizreni u zhyt bukur me kokë në krosimin e sllovakut Martin Valjent, duke kaluar ishullorët në avantazh.
Një gol i rëndësishëm për finalistët e Kupës së Mbretit dhe i gjashti sezonal në kampionatin spanjoll për 30-vjeçarin shqiptar.