Derbi Prishtina - Llapi!

Futboll

Derbi Prishtina - Llapi!

Më: 28 prill 2024 Në ora: 14:46
Prishtina

Prishtina do të jetë nikoqir i Llapit në duelin që do të luhet në stadiumin ‘Ramiz Sadiku’ në kryeqytet me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit hyjnë në këtë takim me një frymë pozitive pas dy fitoreve radhazi ndaj Malishevës (1-0) dhe pasi mposhtën Dritën (1-0) në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapi në anën tjetër që ka treguar një formë të luhatshme në pesë xhirot e fundit, do të synojë të vazhdojë luftën për titullin kampion dhe në këtë ndeshje vjen pas fitores me rezultat minimal 1-0 ndaj Fushë Kosovës.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave që ishte luajtur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Llapi: Avdyli, Emini, Hyseni, Maliqi, Rama, Ahmeti, Blakçori, Cobian, Musolli, Limani, Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat