Lille kthehet me tre pikë nga stadiumi i Metz-it.
Reprezentuesi i Kosovës është paraqitur titullar për Lillen, e cila ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Metz-it.
Zhegrova është zëvendësuar në minutën e 88-të.
Autorë të golave të fitores së Lilles janë futbollistët Ismaily (32') e Yazici (44') dhe për vendasit shënoi Mikautadze (23' - nga penalltia).
Pas javës së 31-të në elitën e futbollit francez, Lille është në vend të tretë me 55 pikë e Metz në të 16-tin me 29 sosh.