Zhegrova 88 minuta, Lille fiton në Metz

Futboll

Zhegrova 88 minuta, Lille fiton në Metz

Nga: K.G. Më: 28 prill 2024 Në ora: 14:55
Pamje nga ndeshja

Lille kthehet me tre pikë nga stadiumi i Metz-it. 

Reprezentuesi i Kosovës është paraqitur titullar për Lillen, e cila ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Metz-it.

Zhegrova është zëvendësuar në minutën e 88-të.  

Autorë të golave të fitores së Lilles janë futbollistët Ismaily (32') e Yazici (44') dhe për vendasit shënoi Mikautadze (23' - nga penalltia). 

Pas javës së 31-të në elitën e futbollit francez, Lille është në vend të tretë me 55 pikë e Metz në të 16-tin me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat