Pochettino rrezikon

Futboll

Pochettino rrezikon

Më: 28 prill 2024 Në ora: 15:20
Mauricio Pochettino

Drejtuesit e Chelsea-t kanë një listë me tre emra nga ku pritet të zgjidhet zëvendësuesi i mundshëm i Mauricio Pochettino-s.

Sipas “The Times”, Chelsea do të analizojë pozicionin e argjentinasit në fund të sezonit dhe nuk ka asnjë garanci se ai do të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Teksa sezoni po i vjen fundi, drejtuesit po shqyrtojnë tre alternativat për stolin.

Trajneri i Sporting, Ruben Amorim, Hansi Flick dhe trajneri i Brighton, Roberto de Zerbi janë tre kandidatët për të marrë drejtimin e londinezëve.

Flick është pa ekip që nga momenti që u largua nga Gjermania vitin e kaluar. Ai ishte një kandiatët për të marrë drejtimin e Barçës, para se Xavi të ndërronte mendim javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat